Blicet e fotografëve zbulojnë gjinjtë e Scherzinger !


Blicet e fotografëve zbulojnë gjinjtë e Scherzinger --> Këngëtarja Nicole Shcerzinger, e cila bën pjesë edhe në jurinë e talent-show “X Factor”, la gjurmë në ceremoninë e “National Television Awards” me look-un e

saj tejet provokues. Teksa Shcerzinger parakalonte në tapetin e kuq, gjinjtë e saj thuajse u zbuluan, kur blicet e aparateve fotografikë e shndërruan fustanin e saj të zi në transparent.

Anëtarja e jurisë së “X Factor” tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve në event me parakalimin e saj. Blici verbues i fotografëve bëri që fustani i saj të kthehej në të tejdukshëm dhe në këtë mënyrë gjinjtë e Scherzinger u ekspozuan.

Por Nicole nuk u turpërua aspak ndaj këtij episodi, teksa vazhdoi të parakalonte e qetë mbi tapetin e kuq, duke vënë më në dukje stilin e saj të veshjes. Në një foto tjetër, Nicole, duket se ka më shumë gishta në duar se njerëzit e zakonshëm, por ky ishte thjesht një efekt i kombinuar nga drita e fortë e tapetit të kuq dhe bliceve të aparateve fotografikë.
Share this article :