PUBLIKOHEN 250 SMS EROTIKE TE VAJZES 18-VJECARE NAZMIE VISHA QE VRAU 45-VECARIN !







Një histori që po mban mbërthyer para mediave shqiptarët ndryshon disi kahje. Gazeta Panorama gjen mesazhet e shkëmbyera mes ekzekutores dhe viktimës së saj. Një histori dashuri e nisur që herët mes tyre. Ndërkohë familjarët e viktimës thonë se nuk ka qenë vajza që ka qëlluar mbi të, por familjarët e saj. Nazime Visha i kërkonte shpesh lek atij dhe i zotohej për besnikëri e dashuri
Sot janë publikuar mesazhet imtime që Nazime Visha i ka dërguar viktimës, Fiqiri Muça. Nuk dihet se si e ka siguruar gazeta celularin e viktimës, por komentet janë të tepërta nëse do t’ju referoheshim mesazheve. Vihet re që vajza ankohet vazhdimisht që ai t’i dërgojë lekë. Duket që “çifti” ka shkëmbyer për pesë muaj rresht mesazhe në çdo orë të ditës apo të natës, ku nuk mungon erotizmi, xhelozia dhe paralajmërimet për vrasje dhe vetëvrasje. Disa prej mesazheve në vijim janë mesazhet e Nazimes 18 vjeçare, të gjetura në telefonin e Fiqiri Muçës 45- vjeçar. Ndërsa mesazhet e tij Fiqiriu i ka fshirë.
-“Pse ma mbyll jeta ime”
-“Të më tregosh ku ke qen tu q… sot shpejt, kush të tha ty me dal për kafe a”
-“Zemër pishmen vetëm kur të vdes për kokën tënde me dhembte barku shum, gjafsha ty më beso jeta ime aje gret ti un jo zemër”
-“Për kokën tënde nuk kam fol me to i bie kurenit, të kam thën do të tregoj për çdo gjë, mos më merr në gjaf se jam gjunof dhe un jam gruja jote, ma mert zoti jeten po fola me to, ti bie kurenit, në qoftë se s’më beso, pyt ka të duash a kam fol, më ço lek”
-“Si ta bajti zemra me më thën mua të kam marrë bezdi fort se vdes e di se do ma thosh ket fjalë si kam dit kur të duash ti më helmon mua sms.”
-“Ke për tu be pishman që se hap hala smë ke bë be. Me bjer i Bravo po desh për zamin dhe mos tel se të paskem mërzit shum un”
-“Zemër mua më do zoti fort un tu fol me ty metja ikisht la por më than tani ai zjaebja mos të shof rrobë me la ka inetin që si lava un edhe të kurenit i bije që s’i kam prek me dor”
-“Ta mendoshe sa të dua dhe atë her të ma bësh kështu, por ti bjeri kurenit dhe ta fal se ti e di sa të dua dhe jetoj dhe u rrita me ty dhe ti e di se jam xheloze çdo gjë ja bën mua por dhe vetes ti”
-“Mua të më vratësh ti e kam të let sa me helmu se gjyofet eati që kam në bark do të zën po jam mërzit tani shumë atë dit shkove për tjer smë pyt dhe sot prap ashtu çfarë të kam ba un që ma bën kështu që smë pyt pse smë thua stë pys”
-“Nuk të ka dasht kush si nuk të ka fol femër si un ti e di shum çfar bëna për ty tie di se kam bërë çfarë te thën ti por këto sot spe ma bëne un dhe min nuk kthej me po ne qoftë se ti bije kurenit me dorë që ske hy në vilz mund ta fal po pa i ra kurenit jo se nuk më pyete mua un.”
-“Takoj të gjith mos i le pa taku se je i lir shum që vet e more kët rrug sot se do e kaloshe keq me mua ato fal që ti pata thën do ti bëja por ty stë pëlqeva dole xhira sot edreja ime do të vrasi”
-“Ta fal nesër që të kthej prej dajash sa her të dua ti të fal un”
-“Nuk ka qen kismet me jetu për qef stë pëlqeva un te stë pëlqenkan fjalët e mija bëj ate gjana që bën sot bëj pasnesër e tutje sa të vdes un lekët që ke pas për mua më rregullo varrin se paskem qen idjote për ty je i lir tani”
-“Zemër në qoft se jam me hile ma mert zoti jetëdm dhe gjynofet tuja por ma kaliste kot gjynofet e mija të zënshin sa të dua ty nuk dua jetën time ti e di shum mir”
-“Jam tu bë dush tani hajde më laj zemër”
- Amen më trego pse nuk mi dhe lek se më herdhi shum inet se nuk i dua më”
-“Kush s’të ka dash si un e pata la makinën për veten jo për tjerit më the asht e jotja nuk fus njeri pa të pyt ty edhe pse po vdes mos harro se herën e fundit”
-“Ti e ke nez dhe ke fol me tot për mua e ke në dark të dua nr se do ta djeg se çfar të them un as një her zbën”
Ndërkohë që Nazimja pretendon se e vrau Fiqiriun se donte ta trafikonte në Kosovë, krejt ndryshe janë pretendimet e familjarëve të viktimës. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës e përcolli kufomën si të një bashkëshorti model dhe një babai shembullor, edhe pse Fiqiri Muça e kishte tradhtuar prej vitesh, duke lënë shpesh edhe fëmijët pa bukë. Gruaja e papunë, nënë e pesë fëmijëve, 3 vajzave dhe 2 djemve, më e madhja 20 vjeçe dhe më i vogli 6 vjeç rrëfen: “Nuk e kam ditur dhe nuk e di se kur ka nisur historia e tyre derisa e kam marrë vesh në maj të këtij viti. Ai erdhi kërkoi falje dhe unë e fala. Ai gaboi, por ishte babai i pesë fëmijëve dhe këta e kërkonin në shtëpi. Ç’të bëja… Që kur u kthye në shtëpi e deri më tani, unë jam e bindur se nuk ka pasur lidhje me atë se betohej. Madje kjo ka qenë arsyeja që e ka vrarë ajo, sepse Fiqiriu nuk e takonte më.”
Mynyrja vijon më tej: “E gënjeu mendja se do të martohej me burrin tim. Por kur ai u kthye në shtëpi, ajo u bë shumë xheloze dhe nisi me presione. Ia merrte lekët vazhdimisht për të shkuar në parukeri, për rroba, për karta telefoni e çonte nëpër lokale, ndërkohë që fëmijëve nuk u sillte pijet që ia kërkonin. Para pak ditësh më morën nga banka dhe më thanë se na ishin bërë tre milionë lekë kredi”.
Ndërkohë që duket se edhe fëmijët e tij janë familjarizuar me historinë e të atit sepse Danieli 6- vjeçar është akoma me merak: “Pse Nazimes i ka blerë “Bravo”,ndërsa mua jo?
Ndërsa babai i viktimës, Zyber Muça, shprehet: “Miku e përdori vajzën e tij për interesat ekonomike dhe pasi e rropi mirë, i futi plumbin djalit tim. Se Fiqiriun nuk ma ka vrarë Nazmija, por meshkujt e familjes së saj”.
Ndërkohë që të dyja familjet pretendojnë për gjak, motra e Nazimes, Lutfia shprehet se nuk e dinte lidhjen e motrës me kunatin derisa ndodhi hataja 3 muaj më parë. Ajo ia ka bërë ritet e varrosjes të kunatit, por është larguar shpejt pasi ngushëlluesit “në kor” kanë sharë motrën e saj. Tashmë Lutfia, nënë e një djali 3-vjeç dhe shtatzënë do të duhet të bëjë një zgjedhje: Duhet të zgjedhë mes familjes prindërore (Visha) dhe asaj ku nusëron (Muça) sepse tashmë dy familjet janë në gjak

Share this article :