Një
histori dashurie, që natyrisht çdokush do ta kishte dëshiruar.
Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini e mbylli vitin 2012 me një këngë me
titullin “Love”, dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo
po përjeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.
Ajo
këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku për të dytën herë shkon pranë
të dashurit të saj të huaj, që deri tani ka preferuar ta mbajë sekret.
Anjeza ka njoftuar miqtë e saj në facebook me statusin; ”Të dashur miq,
do të jem për disa ditë jashtë kufirit, kështu që telefonat nuk do jenë
funksionalë. Nëse ju duhet të më kontaktoni, më dërgoni një mesazh këtu
në fb ose e-mail”, por pa detaje të tjera. Gazeta “Panorama” para pak
javësh botoi lajmin për lidhjen e saj me një diplomat anglez dhe tashmë
ju sjell fotot e çiftit të realizuara këto ditë të qëndrimit të
këngëtares në Londër.
-->
po përjeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.