Dhunonte të shoqen si skllave !



Një shqiptar 50-vjeçar me banim në Terni është arrestuar për keqtrajtim të familjes, dhunës seksuale dhe
degradim të të shoqes deri në skllavëri. Bashkëshortja telefonoi policinë pas tre vitesh, duke i dhënë fund makthit të saj. Gruaja 38-vjeçare, edhe ajo me kombësi shqiptare, pas rrahjes së panumërt, ishte mbyllur në dhomën e saj me tre fëmijët 14, 12 dhe 10 vjeç, teksa nga telefoni i njërit kishte marrë numrin e emergjencës, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente.
Me mbërritjen e tyre, agjentët e policisë u përballën me burrin, i cili po zbriste me shpejtësi shkallët. E kapën dhe i kërkua të hapte derën e shtëpisë. Në brendësi gjetën të shoqen, e cila krejtësisht e terrorizur ishte e përqafuar me tre të bijtë dhe ishte me shenjat e rrahjeve shumë të dukshme. Mes lotëve i rrëfeu policisë sesi i shoqi ia  kishte bërë ferr jetën në Itali
Teksa kishin tre vjet që kishin ardhur, menjëherë ai i kishte ndaluar të punonte, të kishte kontakt me ambientin e jashtëm dhe të mos komunikonte me askënd, as përmes telefonit. I shoqi i kishte zhdukur rrobat dhe e lejonte të dilte, vetëm nën shoqërinë e tij. Sjellja që në Shqipëri dukej se vinte prej xhelozisë, në Itali ishte shndërruar në një makth të vërtetë për gruan. Kjo, edhe në sajë të efekteve të abuzimit me alkoolin. Ndër të tjera, gruaja u tregoi agjentëve,përpara të shoqit që qëndroi në heshtje gjatë të gjithë kohës, se burri e kishte detyruar në mënyrë të përditshme për raporte seksuale të të gjitha llojeve, edhe në prani të fëmijëve, duke e përulur si grua, por edhe si mama e duke përdorur çdo tip dhune, si psikologjike, edhe fizike.
Vetëm në një rast në vitin 2009, gruaja kishte pasur kurajën të denoncojë të shoqin për dhunë e kërcënime, por më vonë e tërhoqi denoncimin. Këtë herë është shoqëruar nga Policia në spital, ku rezultoi me një traumë në kafkë dhe dëmtime të shërueshme brenda 8 ditëve. Kurse i shoqi është mbyllur në një qeli, në pritje për t’u gjukuar me akuzën e dhunës dhe sekuestrimit të personit.
 
Share this article :