Formulari A2, si bëhen aplikimet per ne Universitet !



Formulari A2 i nevojshëm për të ndjekur studimet e larta, do të plotësohet online nga maturantët në të gjithë
vendin. Kjo paketë që aplikohet për herë të parë, do të nisë me Tiranën në datat 23 dhe 24 korrik. "Procedurat e aplikimit online fillojnë në qytetin e Tiranës, meqë ka numrin më të madh të maturantëve dhe vazhdon dy ditë. Me datë 25-26 është në rrethinat e Tiranës, Kamza, Durrësi, Kruja dhe me radhë. Kështu rreth pas rrethi, të gjithë aplikimet do të bëhen në laboratorët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Shqipërisë", tha Arben Fagu, drejtor Agjencisë së Pranimeve.
Për arsye sigurie dhe për probleme të tjera që  mund të lindin maturantët duhet  plotësojnë formularin A2 edhe me dorë.  "Çdo maturant do ta ketë formularin mbi tavolinë, i cili do të jetë në raste ekstreme, të themi ndërprerje aksidentale e energjisë elektrike, por ne na shërben pastaj plotësimi me dorë, për një double check, kontroll të dyfishtë", tha Fagu. Ashtu si dhe në vitet e kaluara të rinjtë që duan të shkojnë në universitet, do të shënojnë 10 preferenca,dhe përmes aplikimit online kanë mundësi të bëjnë rirenditjen e tyre.
Share this article :