UFo mbi Detroit dhe Michigan. Nuk ka shpjegim zyrtar.


Nuk ka ende nje shpjegim zyrtar per ate cfare kane raportuar njerezit qe kane pare ne qiejt e Detroit-it ne daten 10 janar.
"Une kam qene duke pare aeroplanet sot dhe ai objekt nuk fluturonte aq lart sa ato." - tregon nje deshmitar okular, david Levy per Fox News.
"Mund te dalloje me lehtesi formen trekendore te objektit."
Sipas reporterit Ron Savage Levy ishte se bashku me nje grup shokesh ne Flat Rock rreth ores 21.00 te dates 10 janar.
"Ne fakt edhe faqja e Facebook-ut e Fox 2 eshte sulmuar nga qindra postime dhe shkrime ne lidhje me kete ceshtje." - raportoi Savage.
Nje nga keto persona qe kishte shkruajtur ne Facebook dhe qe quhej Shawn, shkruante: "Kishte objekte te zeza ne forme trekendore qe leviznin ne forme rrethore mbi West Bloomfield dhe Farmington Hills. Nuk kishte asnje zhurme dhe ato kishin drita te shndritshme. Une nuk jam  duke e shpikur kete gje dhe e di qe edhe te tjere i kane pare keto gjera."
Gjate raportit te Fox 2, Huel Perkins tha: "Per vite me rradhe Forcat Ajrore drejtuan nje investigim te te ashtuquajturve UFO. Ata nuk gjeten asnjeprove zyrtare."
A po i referohej ai projektit te famshem te Forcave Ajrore "Blue Book", i cili ber nje studim te gjate 20 vjecar te UFO-ve ne vitin 1969, duke arritur ne konkluzionin qe 5% e ceshtjeve, qe mud te perkthehej ne rreth 700 shfaqje te UFO-ve te investigura nuk mund te shpjeoheshin ne asnje menyre? Cfare nenkuptonte Perkins kur tha qe Forcat Ajrore 'nuk gjeten prova zyrtare'? Prova per cfare?
Nderkohe qe vezhguesit e zones se Detroitit pyesnin veten se cfaremund te ishin ato objektet ne forte trekendore ne qiel, jithasht ne daten 10 janar, pothuajse 10 milje ne veri te Detroitit, ne Marren, Michigan, nje objekt po aq i cuditshem eshte regjistruar ne video.
Ashtu si eshte raportuar, dritat e shndritshme te ketij objekti ndizeshin dhe fikeshin nderkohe qe merrte frma te ndryshme, duke perfshire ketu edhe trekendore.
Michigan eshte vendi ku ka qene nje prej shfaqjeve te UFO-ve me te famshme ne histori. Ne vitin 1966, nderkohe qe punonte si keshillues shkencor ne Forcat Ajrore per projektin "Blue Book", astronomi J. Allen Hynek, deklaroi qe nje shfaqje UFO ne Dexter, Michigan, mund te ishte shkaktuar nga 'gazrat e mocalit', nje term qe do e perdiqte Hynek per gjate gjithe jetes se tij, dhe nje term qe eshte cituar shpesh neper bote qe atehere.
Teoria e 'gazrave te mocalit' e Hynek nervozoi edhe Kongresmenin (dhe presidentin e ardhshem) te Michiganit, Gerald R. Ford, i cili tha ne radio e vitin 1966, "Une besoj se Kongresi duhet te hetoje me thellesi numrin e madh te raporteve te ibjekteve fluturuese te paidentifikuara ne pjesen jugore te Michiganit dhe ne pjese te tjera te vendit."
"Une ndjej qe interesimi i kongresit do te ishte shume i vlefshem duke qene se njerezit ne Amerike jane shume te interesar per historite me UFO, dhe disa njerez jane edhe te alarmuar prej tyre." - tha Ford.
Pothuajse 50 vjet me vone asgje nuk ka ndryshuar.
Share this article :