Per te balancuar anen e skeptikeve, ka edhe shume njerez te tjere qe i marrin jashtezakonisht seriozisht ngjarjet dhe aftesite mbinatyrore. Madje, ne Vietnam ka edhe nje qender kerkimi ne lidhje me keto.
Diku ne qytetin Ho Chi Minh, nje ekip me investigatore paranormale eshte tani duke u munduar te verifikoje dhe te zbuloje shkaqet se si nje vajze e vogel 11 vjecare mund te ndeze ne flake objektet me aurolen e saj.
Qendra e Kerkimit per Aftesite Potenciale Njerezore ne Vietnam, eshte duke e shfaqur vajzen ndaj disa testimeve per te percaktuar natyren e aftesive te saj, sipas VietnalNet.
Nje mori raportimesh ne lajme thone se vajza ka shkaktuar shperthimin ne flake te mureve, orendive shtepiake dhe rrobave.
Sipas raportimeve, vajzes se vogel 11 vjecare nuk i duhet qe te preke objektet dhe as te peqendohet me mendje ne ate qe do te beje. Objektet thjesht ndizen pa ndonje shkak te arsyeshem.
Identiteti i vajzes eshte mbajtur i fshehte.
VietnamNet raporton qe vazja duhet te fleje prane nje kove me uje per te qene gati nese do te kishte ndonje shperthim gjate nates.
Dr Nguyen Manh Hung, rektori i Universitetit te Hong-Kongut, i tha familjes se shkolla ishte e gatshme te dergonte nje ekspert i cili do te qendronte vazhdimisht me vajzen, e cile eshte identifikuar vetem me shkronjen e pare te emrit te saj "T.", per te vezhguar dhe regjistruar ngjarjet qe do te ndodhnin.
Hung e mori kete vendim mbasi e testoi vajzen ne shtepine e saj; duke perfshire edhe nje skanim qe gjeti nje shirit te kuq ne anen e djathte te trurit te saj.
Shiriti u zhduk kur ajo mbajti nje byzylyk me gur kuarci ne kycin e saj, por ajo nuk ndihej mire me ate ne kyc,ndihej sikur neper trupin e saj ishte duke kaluar elektricitet.
