
Hetero apo homoseksual? Tashmë kjo dilemë mund të zgjidhet vetëm me një vështrim në sy. Të paktën, kjo është ajo që pretendojnë studiuesit e Universitetit të Korneullit në Britani, të cilët arritën në përfundimin e tyre pas ekzaminimit të imtësishëm të qindra meshkujve e femrave të tërhequr nga seksi i kundër apo e njëjta gjini.
Sipas përfundimeve, çelësi i përgjigjes ndodhet pikërisht tek bebja e syrit. Prej kohësh, është i njohur fakti se shenjë e emocioneve është edhe pulitja e vazhdueshme e syve, por tashmë duket se edhe reflekset optike mund të japin të kuptohet se cila është tërheqja e një personi.
Personave të testuar, iu shfaqën imazhe me përmbajtje seksuale të meshkujve, femrave dhe një peizazh natyror.

Megjithatë, për befasinë e studiuesve, sytë e femrave reagonin njësoj i eksituar ndaj të gjithë imazheve me përmbajtje seksuale.
”Kjo nuk do të thotë se të gjitha femrat janë biseksuale, por se truri i tyre reagon ndryshe, për një arsye ende tërësisht të paeksploruar, ndaj imazheve seksuale”, theksoi doktori Ritch Savin-Williams.