Ka 20 miliardë dollarë pasuri, por nuk lë bakshishe !



Gjatë muajit të mjaltit të cilin po e kalon në Romë, themeluesi i Facebook po dëshmon që nuk është pasuruar sepse është person tepër bujar. Se sa është dorështrënguar është personi i cili peshon 20 miliardë dollarë në lëkurën e tij e ndjeu një kamerier në një restorant roman, kur prej Zuckerbergut nuk mori bakshish as edhe një kacidhe.
Zuckerberg ndodhet në Itali për muajin e mjaltit. Është martuar me të dashurën që ishte në lidhje për një kohë të gjatë, Priscilla Chan, vetëm një ditë pasi rrjeti social i popullarizuar u paraqit në bursë, me ç’ rast atë dhe stafin e tij e bënë shumë të pasur.
Siç shkruan “Telegraph”, Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij adhurojnë ‘artichoket’. Pasi në një restorant hëngrën ‘artichoke’ të fërguara, kungull të fërguar dhe ravioli të mbushur me peshk, ata paguan faturën rreth 40 euro, por në kolonën për bakshish shkruante – zero.
Gjithashtu, flitet se çifti i famshëm nuk ka lënë bakshish as një natë më parë, kur ata kanë ngrënë pica, ndërsa humori mes kamerierëve romanë ka rënë ndjeshëm. Ashtu si edhe vlera e aksioneve të Facebookut.
Share this article :