Një 22-vjeçare hidhet nga pallati !

 
Në luftë me vdekjen është një e re shqiptare, emigrante në Greqi, pasi u hodh nga kati i tretë i një pallati ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në Hania, Greqi, kur 22 vjeçarja, në një moment ende të paqartë, ra nga dritarja e apartamentit në katin e tretë të pallatit, duke u përplasur në asfalt.
Për shkak të rënies nga lartësia, 22 vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe pas dërgimit në spital, gjendja e saj paraqitet kritike, – deklaroi Jorgos Arhontakis, drejtor i Qendrës Spitalore në Hania.
Share this article :