Maqedoni, nëna vret foshnjën !





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kërçovës, në Maqedoni. Një nënë 23-vjeçare ka
vrarë në banesën ku jetonte vazjën e saj dymuajshe, pas një grindjeje me bashkëshortin.

23-vjeçarja thuhet se ka pasur çrregullime mendore, ndërsa foshnjën e saj e ka vrarë në dhomën e gjumit, duke e ngulfatur me jastëk.

Një ditë pas vrasjes, familja e ka varrosur foshnjën pa denoncuar rastin në polici dhe pa u konstatuar vdekja e fëmijës nga mjekët.

Nëna vrasëse ka pranuar veprën në polici dhe ka rrëfyer se para se ta kryente aktin makabër, përmes telefonit ka njoftuar familjen, ndërsa vrasjen e ka paralajmëruar edhe në rrjetin social Facebook.
Share this article :