Si ta kuptosh është dashuri apo thjesht sex !



A eshte vetem histori seksi, apo ka edhe ndjenje te vertete qe mund te shkoje pertej cdo
pengese dhe te quhet dashuri? E veshtire eshte te kuptohet menjehere ne fillim, por doktoresha Stephanie Cacioppo e Universitetit te Gjeneves ne Zvicer ka kerkuar te gjeje nje pergjigje ne studimin e thelluar te trurit.
Seksi dhe dashuria kane baza te perbashketa, ne sensin qe aktivizojne zonen e "trurit me hulli", por punojne ne zone te ndryshme. Per me teper aktivizojne t dyja ato zona cerebrale te pergjegjshme per organizmin e ndjenjave, te mekanizmit te shperblimit dhe te aktiviteteve mentale.
Pas nje eksperimenti te kryer ne nje kampion me vullnetare, te cilet fillimisht kane shikuar foto erotike te te panjohurave dhe pastaj shikuan fotot e partneres se tyre, eshte vene re se deshira seksuale stimulon zona e kenaqesise (si kenaqja me ushqimin), ndersa pasioni i dashurise stimulon te njejtat zona qe sjellin varesine ndaj drogave. Pra, dashuria zhvillohet pas deshires. Behet fjale per nje vazhdimesi e nxitur nga fantazia, nevoje per shperblim dhe kerkim kenaqesie. Prandaj eshte me e zgjatur se kenaqesia momentale (me te cilen ngopesh shpejt) dhe prandaj nuk mund te jete e palidhur nga deshira seksuale.
Share this article :