Për
disa femra, koha duket se ndalet. Në disa raste ndodh edhe për meritë
të kirurgjisë
plastike, mirëpo ja që për disa të tjera, fiziku dhe
sensualiteti duket se nuk njohin moshë, madje ngjan sikur përforcohen më
shumë. Pak a shumë kjo gjë vlen për Pamela Anderson, ikonë seksi e
viteve '90, në sajë të telefilmit "Baywatch". Por edhe tani, kur ka
mbushur 45 vjec, Anderson vazhdon të ëmbëlsojë fansat e saj, falë
shërbimeve fotografike, protagoniste e të cilave është plot hijeshi. Në
rrjetet sociale, Twitter dhe Facebook, Pamela poston vazhdimisht pozat e
saj "hot", ku shfaqet fare pa gjë veshur. Disa foto të publikuara pak
ditë më parë kanë bërë menjëherë xhiron e internetit