Miqësia femër-mashkull nxitet më shumë nga tërheqja seksuale !



Marrëdhëniet e meshkujve me shoqet e tyre mund të nxiten nga një rrymë e "fshehtë" e
tërheqjes seksuale, pavarësisht se ndjenja nuk është reciproke. Këtë tregon një studim i ri, që ndër të tjera thotë se femrat janë më të prirura të konsiderojnë si platonike miqësinë e tyre me burrat dhe vetëm shpresojnë që të mund të zhvillohet diçka më shumë, nëse marrëdhënia e tyre është me probleme. E kjo duket sikur konfirmon atë thënien se "Burrat dhe gratë s'mund të jenë shokë, sepse pjesa seksuale gjithmonë bën të vetën...".
Ndryshimet e modeleve shoqërore të miqësisë në sferën e punës, arsimit të lartë dhe të aktiviteteve të lira kanë sjellë që shoqëria mes burrave dhe grave të arrijnë nivele të papara. Mirëpo, një instikt i fshehur thellë, i zhvilluar gjatë qindra mijëra viteve të evolucionit, mund ta bëjë gjithçka më të ndërlikuar sesa duket. Gjatë studimit, ku u morën në pyetje meshkuj e femra që ishin miq midis tyre, rezultoi edhe se gratë beqare e të lidhura, kanë të njëjin nivel tërheqjeje, po ashtu si shokët e tyre meshkuj, mirëpo gratë e lidhura thjesht duan diçka më shumë, nëse raporti i tyre është drejt prishjes.
Gjithashtu studimi tregoi se femrat janë më pak të tërhequr ndaj burrave të lidhur. Pjesëtarët e studimit të publikuar në "Jorunal of Social dhe Personal Relationships" kanë deklaruar edhe përfitimet që kanë nga miqësia me gjininë e kundërt, duke veçuar sidomos marrjen e këshillave të duhura dhe rritjen e besimit. Autorët e kërkimit të Universitetit të Wisconsin, janë shprehur se filmat dhe programet televizive, kanë ndihmuar gjithashtu idenë se shokët normalë mund të shndërrohen në "shokë me përfitime", që mund të konsistojë pikërisht te kryerja e marrëdhënieve seksuale me njëri-tjetrin.
 
Share this article :