Femrat kanë fantazi seksuale të njëjte si meshkujt !

 
 
Femrat e meshkujt kanë të njëjtat fantazi seksuale. Këtë të paktën pohon një studim i Universitetit të Grandas, që zbulon se edhe femrat nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me meshkujt, kur bëhet fjalë për fantazi seksuale. Thjesht, meshkujt duhet të kenë një sasi më të madhe fantazie, në konfirmim të tezës sipas të cilës mendojnë më shpesh për seksin sesa femrat.
Kërkuesit kanë përfshirë në studim 2250 spanjollë, burra e gra, me mosha nga 18 deri 73 vjeç, të cilët kishin pasur një marrëdhënie seksuale prej të paktën 6 muajsh dhe që u ftuan t’i përgjigjen një pyetësori në formë anonime. Rezultatet kanë treguar se rreth 100% e femrave dhe meshkujve, kishin pasur një fantazi seksuale në jetën e tyre. Madje, gjinia femërore kishte pasur fantazi seksuale romantike më shpesh sesa ajo mashkullore (disa herë në muaj), kurse burrat kishin pasur fantazi më të shpeshtë, në lidhje me aktivitetet seksuale “eksplorative” si seksi i grupit, shkëmbimi i çiftit, apo pjesëmarrja në një orgji. Frekuenca e këtyre fantazive ishte mesatarisht prej 1 here në vit.
Ndër të tjera, 80% e të intervistuarve kishte eksperimentuar një fantazi seksuale negative në jetën e vet: për pjesën më të madhe, kjo do të thoshte aktivitet seksual në fshehtësi. Ndërkohë kurioz është fakti se ka rezultuar që gratë fantazonin më shpesh se burrat për t’u detyruar të bënin seks, kurse te meshkujt, fantazitë negative më të shpeshta ishin të lidhura me seksin homoseksual. Ky kërkim, që jep një farë qartësimi mbi “mendjen seksuale” të njerëzve, është publikuar në revistën spanjolle ''Anales de Psicologia'
Share this article :