Kim Kardashian përsëri drejt altarit !



Duket se Kim Kardashian nuk është shumë e zhgënjyer nga martesa pasi edhe pse martesa e
parë e saj me Kris Humpries zgjati vetëm 72 ditë ajo do i drejtohet sërish altarit. Dhe sigurisht i përzgjedhuri këtë herë është Kanye West, me të cilin frekuentohen prej vetëm pak muajsh, megjithëse për të caktuar një datë për martesën duhet që Kardashian të përfundojë më parë procedurat e divorcit me Humpries.
Sipas mediave amerikane West ka porositur një model të veçantë të një unaze martese nga një argjendari e njohur, e cila është duke u bërë posaçërisht për Kardashian. Gjithashtu,  flitet se reperi i njohur do të përdorë për ndërtimin e unazës në fjalë diamantët dhe rubinët e koleksionit personal të nënës së tij të ndjerë, Dondës. Të shpresojmë që këtë radhë martesa e tyre të zgjasë dhe West të mos detyrohet ti kërkojë unazën mbrapsht Kimit, pasi dihet që ajo nuk i kthen…ashtu sic bëri me unazën 2 milionë dollarëshe që Kris i kishte dhuruar.
Share this article :