Rreperi shqiptar, Big Basta, në një intervistë ka pranuar dashurinë
mes tij dhe këngëtares
kosovare Vesa Luma. Ai është shprehur se ndienja
për Vesën lindi që në spektaklin ” Dancing with The Stars”, ku që të dy
ishin konkurentë në këtë spektakël. Big Basta tregon më shumë sekrete
rreth lidhjes së tyre, duke treguar se ata kanë një vit në krahët e
njëri-tjetrit dhe si dhe nuk nguron të flasi dhe për momentet e puthjes
së parë.
“Më kujtohet puthja e parë me Vesën. Ishte në një vend afër shtëpisë
sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë
fjalë njëri-tjetrit”, -shprehet këngëtari.Gjatë intervistës, Bigu tregon se është shumë i dashuruar dhe se Vesa është gjithçka që një femër duhet të jetë. Tashmë, këngëtarja kosovare ndodhet pranë familjes së saj në Prishtinë dhe të dy kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushimi në fund të gushtit.