12-vjeçari përjashtohet nga shkolla, gjendet lista e njerëzve që donte të vriste

Një 12-vjeçar nga New Yorku, është përjashtuar nga shkolla pasi i është gjetur një “listë e zezë” me emrat e
shokëve të klasës, mësuesve dhe anëtarëve të familjes, të cilët, me sa duket, paska pasur në plan t’i eleminojë, citon albanianscreen.
Fëmija e kishte bërë listën gjatë një ore mësimi më 21 shkurt dhe kjo i ishte marrë nga një tjetër nxënës, që më pas, ia kishte dhënë mësuesit. Të gjithë ata që janë në listë janë lajmëruar dhe po ashtu edhe familjarët e tyre. 12-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në polici.


--> -->
Share this article :