
Craig Jaret Hutchinson do të vuajë dënimin për dhunë seksuale. Përpara gjykatës, avokati i vajzës deklaroi se ajo ia kishte bërë të qartë atij se nuk donte fëmijë. Hutchinson dhe e dashura e tij, N.C, nisën të dalin së bashku në janar të vitit 2006. Por pavarësisht se kishin një jetë aktive seksuale, ajo nisi të humbasë interesin.Në këto kushte, ai vendosi që të hapte vrima në prezervativ me qëllim që ta linte shtatzënë, në mënyrë që të mos ndaheshin. Dhe ajo ngeli shtatzënë. Hutchinson i thoshte asaj që të bënte teste shtatzënie, por ajo refuzonte, duke deklaruar se ishin mbrojtur shumë mirë. Por pasi bëri një test, ajo mbeti e shokuar. Kurse ai ishte i lumtur.
Fillimisht ajo pranoi të mbante beben, por gjërat ndryshuan kur ai u rrëfye. Në një mesazh ai i shkroi se e donte shumë një fëmijë me të, ndaj vendosi të sabotonte prezervativët. Menjëherë N.C prishi marrëdhënien mes tyre, lajmëroi policinë dhe pas kësaj vendosi të abortojë fëmijën. Pas kësaj ajo vuajti edhe një infeksion !