Nje date e re per fundin e botes!

Me sa duket John Eric Sidney Thompson ka bere disa llogari gabim ne percaktimin e fundit te jetes ne planetin tone. Kete e verteton teza e vellezerve Bohms sipas se ciles jo 2012, por 2116 eshte viti i apokalipsit. 
Sipas profecive Maya ardhja e 2012-tes shenone dhe fundin e botes ne te cilen ne jetojme.Por kohet e fundit ky parashikim ndeshet me nje mori argumentash kundershtues.
Problemi i pare me parashikimin mbi vitin 2012 lidhet me saktesine e llogaritjes se dates. Pasaktesia e kesaj date eshte mbeshtetur edhe nga vellezerit Bohm, te cilet kane parashikuar daten 2116, si te sakten per ndodhjen e apokalipsit. Studimi i tyre eshte botuar ne revisten “Astronomische Nachrichten” dhe eshte cilesuar si nje revolucion i vertet ne radhet e te apasionuarve pas fundit te botes.
Bohumil Bohm dhe Vladimir Bohm jane dy vellezer, njeri eshte nje matematikan i talentuar dhe tjetri nje profesor historie dhe i apasionuar pas kultures maya. Sipas tyre nje nga problemet e ketij qyteterimit ishte perdorimi i shume kalendareve te ndryshem.
Ata saktesojne se kalendari fetar ishte i perbere nga 260 dite, kurse tjetri zgjaste sa i joni 365 dite. Javet e tyre ishin me nga 9 dite dhe vellezerit shtojne se ekzistonte edhe i ashtuquajturi cikli i gjate, i cili perbehej nga 1.872.000 dite. Kjo eshte edhe shkaku perse lidhja e kalendareve te kesaj kulture me kalendaret e epokes tone eshte shume e nderlikuar dhe krahasimi i ngjarjeve e datave eshte e veshtire.
Share this article :