Virgjërinë e humba në moshën 20 vjeçare !


Këngëtarja Shkëndije Mujaj flet pa dorëza për jetën private.
Ajo është këngëtarja më e përfolur për pamjen e saj si dhe për fotot e videot seksi që i poston vazhdimisht në rrjetet sociale.
Shkëndija ka rrëfyer gjithçka rreth jetës së saj private. Thotë se meshkujt vazhdimisht i bëhen monoton.

“Varet nga partneri, por në përgjithësi meshkujt më bëhen bajat, sidomos nëse jam në lidhje më të gjatë”, ka thënë Shkëndija.
Ka një pikëpamje të pazakonshme për dashurinë.
“Jo nuk jam e dashuruar. As që kam qenë e dashuruar ndonjëherë dhe nuk besoj se do të dashurohem. Vetëm madhështia e Zotit bën gjithçka, ndryshon mendjen dhe zemrën, por aktualisht ndihem kështu”, ka thënë ajo në një intervistë për Bota e Yjeve.
Lidhja e saj më e gjatë me një mashkull ka qenë katër vjet, por ankohet se meshkujt shqiptarë i heq qafesh me vështirësi.
“Me meshkuj shqiptarë kalon një muaj, e një vit të nevojitet ta heqësh qafesh …hahah”, është shprehur këngëtarja me prejardhje nga Kosova, që jeton në Zvicër.
Ajo për herë të parë tregon se kur kishte pasur marrëdhënien e parë seksuale.
“Ka ndodhur kur isha 20 vjeçare. Kam menduar se duhet të jesh e virgjër dhe me atë që ke marrëdhënie duhet edhe të martohesh. Tash po e shoh sa larg realitetit kam qenë”.
Ajo sërish këmbëngulë se të gjitha pjesët e trupit i ka natyrale dhe se është më seksi se Kim Kardashian. Nuk brengoset se çfarë thonë të tjerët për të.
Share this article :