
Nëse e shikon rastësisht, ngjason me një dhi të zakonshme, me lëkurë dyngjyrëshe, me katër këmbë dhe pa ndonjë dhunti të veçantë.
Për ta, kjo dhi bart në trupin e saj një mesazh të dërguar nga Zoti.
Dhia në fjalë në një anë të saj ka një shenjë që në gjuhën araba shkruhet Allah.
Pra, dhia e zotit i përket një myslimani nga India i cili kërkon ta shesë për 140.000 euro. Madje ai është i sigurt se do të gjendet një blerës për kafshën e veçantë.
Sigurisht që për dhinë do të jetë zgjidhja më e mirë që të mbahet si e veçantë dhe t’i shpëtojë thertores.
