Këpucët më të çuditshme në botë (Foto) !

Të jesh i veçantë sot është e modës, por nganjëherë tejkalohen të gjitha limitet. Një student në Afrikën e Jugut, Leanie van der Vyver, pati idenë të ndërtojë këpucët më të çuditshme të realizuara
deri më sot, ato që do ta bënin femrën të ndihej krejt ndryshe. Në këtë mënyrë, në bashkëpunim me disajnerin e këpucëve René van den Berg, lindi Beautiful Scary, padyshim këpucët që askush nuk i kishte nxjerrë më parë në qarkullim.Artisti në këtë mënyrë provokon një imazh të ri, aspak të zakonshëm dhe ndoshta fillimin e një revolucioni të ri në pamjen e jashtme. Për momentin është e paimagjinueshme që femrat të vrapojnë në dyqane për të blerë këto lloj këpucësh, por nuk duhet të çuditemi t’i shohim në skenë nga artistë jokonformistë si Lady Gaga./3gl!
Share this article :