EZEL : "E pranoj qe me pelqejne djemte" !



Është aktualisht ylli i kinemasë turke dhe po njihet në të gjithë botën si personazhi më sek si i telenovelave, por deklaron se
nuk mund të aktrojë se dashuron femrat pasi i pëlqejnë çunat.
Kenan Imirzalioglu, aktori i famshëm turk, i njohur më shumë si Ezel’ nga seriali me të njëjtin emër që është transmetuar dhe në Shqipëri, ka pranuar se është homose ksual.
Kenan Imirzalioglu ka thënë se nuk mund ta fshehë më orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat. “Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra.”- citohet të ketë thënë aktori.
Deklarata e Ezel ose Kenan Imirzalioglu erdhi pasi u mësua se ai është ndarë papritmas nga bukuroshja turke Zejnepe Beserler, me të cilën kishte një lidhje gjashtëvjeçare.
Lajmi i përcjellë nga mediat turke dhe ato serbe gjatë të mërkurës, nuk është përgënjeshtruar deri më tani nga vetë aktori. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, publikimet e fundit bënin thirrje për të ndjekur serialin e radhës ku ai shfaqet.
Deklarata e publikuar vjen pak pasi një tjetër aktor i famshëm, deklaroi se ishte homose ksual. Aktori tjetër i famshëm nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, Burak Ozçivi po ashtu është mësuar se është homose ksual.
Share this article :