
Makina e kryeministrit Berisha është qëlluar me qese me miell teksa po hynte në ambientet e godinës së Parlamentit, ku po zhvillohej seanca parlamentare. Nga raportimet e para mësohet se një veprim i tillë është kryer nga ish të përndjekurit politikë.
Mësohet se për këtë akt dy persona janë arrestuar nga forca të komisariatit nr.1.
Tre ish-të përndjekurit që goditën me miell makinën e kryeministrit janë Gjergj Ndreca, Agim Tufa dhe Agim Kollçaku. Ky i fundit është kryetar i të përndjekurve politikë në Kavajë. Gjergj Ndreca pak muaj më parë u arrestua për goditjen e deputetit Ilir Rusmali, raporton “Shekulli”.
“Pas 21 vjetësh jemi lënë në gjendje të mjerueshme. Veprimi i sotëm është revolte e ish të burgosurve politikë ndaj trajtimit të qeverisë për këtë shtresë. Goditja e miell e makinës së Berishës ishte akt simbolik”, është shprehur Tufa.
Ai u ka bërë apel qytetarëve që të ngrenë zërin kundër qeverisë dhe të kërkojnë largimin e saj.
Ish të përndjekurit, të indinjuar nga mospërkrahja dhe mungesa e politikave mbështetëse ndaj kësaj shtrese, kanë ndërmarrë akte të tilla ndaj politikanëve të mazhorancës, ku kanë qëlluar me grusht Ilir Rusmajlin dhe kanë tentuar të bëjnë një gjë të tillë edhe me Ridvan Boden