Një koment i aktorëve të dashur të humorit, Gent Zenelajt dhe Julian
Dedës, në një fushë që pak e njohin, e ka mërzitur jo pak kompozitorin e
hiteve, Flori Mumajesin, i cili nuk ka nguruar të vërë një status, në
të cilin etiketohej njëri nga protagonistët e këtij konflikti, pikërisht
Genti. Siç duket, djemtë kanë komentuar diçka lidhur me Florin ( se
çfarë nuk dimë ta themi), gjë e cila e ka detyruar kantautorin e famshëm
ta bëjë të zëshëm këtë shqetësim.Flori ka shkruar një status në
Facebook, të cilin e ka fshirë pas pak minutash, por që ne të
“Bluetooth”- it e kapëm në kohë dhe si pasojë po jua përcjellim më
poshtë si vijon: “Baballarët e vërtetë zgjohen herët, ose flenë vonë…
Disa i japin jetë një jete, Disa asaj që për ta është jetë, Sidoqoftë
është metaforë… Nejse kjo ishte kot sa për hyrje! Për fatin tuaj të mirë
jam dëgjues i programit tuaj! Por ideja e këtij statusi është t’ju them
ju dhjefsha në humorin që bëni!

Të
kopjuar keq, duke përdorur You Tube- in dhe çdo mënyrë tjetër që ju
lidh me atë që nuk e bëni dot. Ju dhjefsha në atë që e quani kreativitet
artistik! Të bësh dikë të qeshësh nuk do të thotë të lexosh tituj
gazetash dhe të bësh komente, apo të dëgjosh muzikë që nuk të pëlqen dhe
të bësh si muzikant apo kritik. Ju kuptoj, po prapë një sugjerim ashtu
sikur ju do ta bëj dhe unë!Bëni fëmijën në kopësht, apo fëmijën në
karrocë. ( Atë që dini të krijoni dhe dini të bëni më mirë). Të tjerat
unë të paktën i kam parë dhe kam qeshur më shumë me versionin
origjinal.Dedikuar humoristit që di të bëjë vetëm “beeee” dhe që për
fatin e tij të keq më shumë është i famshëm nga pjesëmarrja në një klip
se sa nga humori që bën”, ka qenë komenti i Florit në Facebook, prej nga
ku është ngjallur edhe një reagim tek fansat për të mësuar më shumë,
por Mumajesi nuk e ka lënë për shumë kohë këtë postim dhe në të, ndonëse
ishte bërë ‘ tagg’, nuk ka komentuar Gent Zenelaj.