Djaloshi Xander Vento që shpëtoi jetën një vajze
3-vjeçare që po mbytej në pishinë, ka vdekur në spital, pas disa ditësh në gjendje kome.
Një ngjarje vërtet e rrallë ndodhi para pak kohësh
në Texas, një vogëlush 4 vjeçar vërejti një vajzë
3-vjeçare që po mbytej në pishinë dhe menjëherë
kërceu për ta shpëtuar. Ai arriti t’ia shpëtojë jetën
asaj duke ia mbajtur kokën mbi ujë, por nga lodhja
e tepërt u fundos në liqe, pa ndjenja.
Ky djalosh enjgull ra në komë pak kohë pasi u nxorr
nga pishina. Që nga ajo ditë nuk dha asnjë shenjë se
mund të kthehet në jetë. Prindërit e tij morrën vendimin
më të rëndë në jetë duke kërkuar nga mjekët që djalin
e tyre ta heqin nga aparatet mjekësore që e mbanin
në jetë artificialisht.
Ky lajm ka pikëlluar tërë botën. Në Texas tani atë e
quajnë djaloshi engjull kurse organet e tij janë dhënë donacion.
Prindërit e heroit të vogël kanë bërë një deklaratë për media.
”Kemi marrë një vendim shumë të rëndë që të dashurin
tonë Xander-in ta heqim nga aparatura mjekësore.
I falënderojmë nga zemra të gjithë ata që janë lutur
për të dhe familjen tonë. Ne shpresojmë se jeta e
djalit tonë do të shërbejë si inspirim. Ai ishte një
engjëll në pishinë i cili i sakrifikua për të shpëtuar tjetrin.
Edhe më tutje do ta bëjë këtë sepse organet e tij trupore
do të jepen donacion. Kemi qenë të bekuar që kemi
pasur një djalë të tillë i cili për të gjithë ne mund të jetë
shembull”, thuhet në deklaratën e prindërve të heroit të vogël, Xander Vento.