Vitamina për tu zgjatur !


                                        


Gjenetika luan rol të veçantë në përcaktimin final të gjatësisë suaj. Vitamina dhe mineralet ndihmojnë rritjen dhe
pamjaftueshmëria e disa vitaminave mund të shkaktoj vonesë në zgjatje dhe ndikoj në gjatësinë përfundimtare. Që ti ndihmosh fëmijës suaj të zgjatet ata duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit, vitaminës D dhe zinkut.


Kalciumi


Kalciumi është minerali ma me bollëk në trupin tonë. Kalciumi nevojitet për tkurrjen e muskujve, sekrecionin (lirimin) e hormoneve dhe enzimave dhe transmisionin e impulsave nervor. 99% e kalciumit në trup gjendet në eshtra. Eshtrat vazhdimisht absorbojnë dhe depozitojnë kalcium për tu forcuar dhe ndërtuar asht të ri. Fëmijët kanë nevojë për sasi adekuate të kalciumit gjatë zhvillimit të tyre në mënyrë që të zgjaten. Foshnjat kanë nevojë për 210 deri 270 mg kalcium në ditë, kurse tinejxherët kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë. Ushqimet e pasura me kalcium janë produktet e qumështit, peshku salmon , sardelet me eshtra, lëngu i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumështi i sojës.


Vitamina D


Vitamina D është një vitaminë që gjendet në vetëm disa fruta. Por trupi ynë ka aftësi të bëj vitaminën D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D është e nevojshme sepse ndihmon në absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe në mineralizimin e eshtrave. Vitamina D ndihmon fëmijët që të zgjaten. Një studim i 2009 i publikuar në “The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka studiuar marrëdhëniet mes statusit të Vitaminës D dhe gjatësisë përfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri në 22. Studimi ka treguar se vajzat me nivele të zvogëluara të Vitaminës D gjithashtu kishin edhe gjatësi më të vogël. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku salmon, kërpudhat, qumështi dhe lëngu i  portokalli i fortifikuar.


Zinku


Zinku është një mineral esencial prezent në disa ushqime. Zinku luan rol në sintezën e ADN-s, sintezën e proteinës dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet për të ndihmuar rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Sasia e pamjaftueshme e zinkut mund të ndikoj në mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet e pasura me zink janë prodhimet e detit, kofshët e pulës, drithrat e fortifikuara, kosi, bajamet. (marre nga zhurnal.mk)
Share this article :