Nënat të cilat i
mbajnë fëmijët e tyre të kthyer përpara janë “egoiste”- thotë ekspertja
australiane për shëndetin e
fëmijëve, Catherine Fowler.Profesoresha Fowler, e cila është eksperte në fushën e shëndetit të fëmijëve dhe familjeve, dhe rritjen e shëndetshme të foshnjave, është kundër mbajtjes së fëmijëve me fytyrë të kthyer nga përpara.
Sipas saj, mënyra e tillë e mbajtjes së foshnjës është mjaft stresuese për të, prandaj rekomandon që fëmijët të mbahen të kthyer me fytyrë kah prindi.
Foshnjat zakonisht mbahen në bartëse, të cilat prindërit i lidhin për trupin e tyre. Edhe pse fëmijën mund ta kthejnë kah vetja, shpesh ndodh që prindërit e bëjnë të kundërtën.