“ Indiana Jones eshte nje shkolle e vjeter, tashme jemi zhvendosur nga India… na vjen keq, Harrison Ford”
Shtatembedhjete piramida te humbura besohet te jene zbuluar ne Egjipt nga nje grup arkeologesh nga Alabama.Sarah Parcak dhe skuadra e saj bene kete zbulim te sponsorizuar nga NASA ne laboratoret e saj.
Ata kane perdorur mbikqyrjen satelitore dhe kane gjetur nepermjet teknikave infrared mbi 1,000 varre dhe 3,000 vendbanime ne formen e ndertesave te nendheshme. Nga BBC raportohet se 2 prej ketyre piramidave te supozuara jane konfirmuar si ekzistente qe ne germimet fillestare.
“Ne kemi punuar intensivisht me kete kerkim per me shume se nje vit. E shihja sesi perditesoheshin e shtoheshin te dhenat, por per mua momenti i zbulimit te vertete ishte kur iu ktheva te gjitha materialeve dhe nuk me besohej qe mund te kishim percaktuar kaq shume vendndodhje neper te gjithe Egjiptin.” – tha Parcak. Ajo shtoi se kishte gjasa te gjendeshin edhe me shume ndertesa te vjetra.
“Keto jane thjesht vendndodhje afer siperfaqes. Ka akoma mijera te tjera qe fshihen mbas prurjeve te lumit Nil gjate gjithe ketyre koheve. Ky eshte vetem filimi. Per me teper, kjo tregon se sa lehtesisht i kemi nenvleresuar vendbanimet e se kaluares per nga permasat dhe teknikat e ndertimeve.”- Me pas ajo shtoi se teknikat e perdorura per zbulimin kishin qene po aq te rendesishme per t’u fokusuar lehtesisht ne ate cfare ishte per t’u zbuluar.- “ Ne duhet te mendojme per gjera kaq te medha, dhe per kete na ndihmon teknologjia dhe satelitet”