Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikes zoti Bujar Nishani.
"Betohem! Zoti më ndihmoftë!", ishin fjalet e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit.
Presidenti Nishani, ne fjalen e rastit ne podiumin e Kuvendit shprehu kenaqesine per marrjen e postit pikerisht ne 100-vjetorin e Pavaresise. "Shqiperia ka mjaft sfida qe duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u perket institucioneve tona. Presidenti i Republikes ka nje angazhim te rendesishem per te realizuar reformen ne fushen e drejtesise. Per fat te keq ka nje raport te theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit te drejtesise. Vendosja e ketij besimi do te jete hapi me i mire", tha Nishani.
